Kuriozitet

Maradona, kërkohet arrestimi i 4 mjekëve: Ilaçet që i dhanë i sollën vdekjen

Hetimi për vdekjen e Diego Maradonës, i cili vdiq më 25 nëntor 2020, nuk ndalet. Avokati Mario Baudry, i cili përfaqëson Dieguito, djalin e “Dorës së Zotit” me Veronica Ojeda, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidro arrestimin e menjëhershëm të Dr.Leopoldo Luque, si dhe të psikiatres Agustina Cosachov, të psikologut Carlos Díaz dhe të Dr.Nancy Forlini “për krime të vrasjes”, siç është e qartë nga përmbledhja e paraqitur para gjykatësit. Të katër mjekët po trajtonin shëndetin e Diego Maradonës në javët e fundit të jetës së tij dhe kishin detyra të ndryshme.

Në justifikim të kësaj kërkese, avokati Baudry pretendon se “Diego Armando Maradona humbi jetën më 25 nëntor 2020 për shkak të një braktisjeje të qëllimshme nga stafi mjekësor dhe disa persona nga rrethi i tij i ngushtë. Ata, duke ditur patologjitë e Maradonës dhe që mund të vdiste nga trajtimi i përshkruar për të, jo vetëm që vazhduan mjekimin, por nuk bëni asgjë për ta ndryshuar rezultatin.

“Është e qartë, – thotë avokati Baudry, – që z.Maradona së pari u privua nga të gjitha pasuritë e tij, markat e tij dhe madje edhe emri i tij. Më pas u la në mëshirë të fatit dhe sëmundjeve, në dorë profesionistësh që nuk kishin përvojën dhe njohuritë e duhura për ta kuruar atë. Ata i siguruan ilaçe të ligjshme dhe të paligjshme, duke përkeqësuar shëndetin e tij. Pra, shkaktuan një vdekje që mund të dukej natyrale”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker