Rajoni - Bota

Masakër në Malin e Zi! 34-vjeçari vret 11 persona pas sherrit në familje

Në vendbanimin Cetinje të Medovinës, në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë. 

Mësojmë se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.  Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në atë konfrontim ka mbetur i vrarë.

Po ashtu, në Qendrën Emergjente presin edhe një të lënduar nga Cetinja.

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e DK-së tha për TVCG se një burrë është pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks.  Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Ivan Ivanoviq, akt  Drejtori i spitalit të Cetinjës tha për TVCG se dy personat të cilët janë shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient pas trajtimit është liruar për trajtim në shtëpi.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinisë.

Mësojmë nga dëshmitarët okularë në vendngjarje se sulmuesi ka ecur nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker