Politikë

Masat anti-Covid, Ruçi “shpërndan” Parlamentin vetëm për nesër!

rika për përhapjen e koronavirusit në çdo ambient apo sallë të mbyllur, ka përfshirë edhe Parlamentin e Shqipërisë. Kështu, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të anulojë seancën plenare të radhës, e planifikuar për ditën e enjte, nesër, datë 19 nëntor 2020.

Kuvendi ka zbatuar në këtë mënyrë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve si dhe urdhrin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Pavarësisht nga këto masa, kryeparlamentari Ruçi, i është drejtuar “Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit”, – thuhet në njoftim.

Në të vërtetë, kanë qenë të shumta rastet e deputetëve të prekur nga koronavirusi në Parlamentin shqiptar që prej nisjes së pandemisë.

Më i fundit, është ai i Andi Përmetit të BIndjes Demkratike, i cili është dërguar me urgjencë në Turqi në gjendje të rëndë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker