Aktualitet

Masat kundër Covid-19, shtyhet sërish afati i bllokimit të doganës së Kapshticës

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka njoftuar sot se në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, autoritetet e vendit fqinj kanë njoftuar pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në 19 Prill. Sipas policisë, deri në këtë datë dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Pika kufitare e Kapshticës prej disa muajsh qëndron e mbyllur për shkak të masave të marra kundër Covid-19.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker