Aktualitet

Maturantët sot rikthehen në klasa/ “Arsimi”: Kemi marrë masat anti-Covid

Pas vendimit të ditës së djeshme nga Komiteti i Ekspertëve, nga dita e nesërme maturantët do të zhvillojnë mësimin në shkollë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar bën me dije se maturantët e shkollave të mesme në 10 bashki, nga data 1 prill nuk do të zhvillojnë mësimin online, por në klasa.

Nga DPAP sqarohet se janë marrë të gjitha masat nga ana e shkollave dhe institucioneve për të zhvilluar procesin mësimor duke marrë parasysh edhe masat anti-Covid.

Njoftimi i plotë:

Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker