Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas pjesa e parë 22 mijë e 230 doza vaksine të Pfizer

Kanë mbërritur  mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit pjesa e parë e 22 mijë e 230 të Pfizer. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të vazhdojnë me këmbëngulje përpara për t’i kthyer sipas tij Shqipërisë buzëqeshjen.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill.

Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se kanë arritur marrëveshje për të marrë 50 mijë vaksina ruse Sputnik.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker