Aktualitet

Mbyti gruan me duar nga xhelozia, Covidi i merr jetën të dënuarit

Todi Lera, 58-vjeçari i cili mbyti për vdekje gruan e tij thuajse dy vjet më parë, ngjarje që tronditi qytetin e Vlorës, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Sipas infromacioneve, ai po vuante dënimin në burg dhe ka ndërruar jetë ditët e fundit në spitalin e Burgut në QSUT.

Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi, sëmundje të cilës 58 vjeçari nuk ka mundur ta mposhtë.

Ngjarja e rëndë, ku ai vrau gruan e tij, Eva, ndodhi në shkurt të vitit 2019. Pas krimit ai tentoi të vriste veten, duke u arrestuar ndërkohë nga policia. Lera kaloi disa javë në spital dhe më vonë u dënua për vrasjen e bashkëshortes.

Arsyeja e sherrit të çiftit ishte xhelozia dhe fakti se familja nuk pranonte ta ndiqte kryefamiljarin për të jetuar në Tiranë.

Mësohet se ai u infektua dy javë më parë me koronavirus në burg dhe përkeqësimi i gjendjes bëri që të shtrohej në spital, ku edhe humbi jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker