Aktualitet

Më goditi e më tërhoqi për flokësh derisa më ra të fikët”/ E reja nga Kamza denoncon bashkëshortin

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhrave të tij. Por urdhri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një çift normal. Ai i kërkoi që gruaja të dilte të kërkonte lekë boxh tek komshinjtë, pasi i kishte xhepat boxh dhe i duheshin paratë me vete.

Pas konfliktit dhe këmbënguljes, 23-vjeçarja e sapomartuar, i ka kërkuar të shoqit të dilte të punonte, por është gjendur nën goditje të forta derisa i ka rënë të fikët. Kur e reja është përmendur, ka parë që partneri kishte dalë nga banesa për t’u larguar në drejtim të paditur.

Policia e Kamzës thotë se për dhunën në familje shpalli në kërkim burrin dhunues, që është një 30-vjeçar, me inicialet D.D. Referuar kallëzimit të gruas së gjakosur, ai dyshohet se masakroi bashkëshorten me grushta derisa ajo nga dhimbja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Burime policore treguan se e reja është gjendur nën sulmin e partnerit në prani të vjehërrit dhe vjehërrës, që më pas janë munduar ta ndihmojnë të renë dhe, të frikësuar prej tij, i janë lutur që të mos merrej me të.

Por duket se 23-vjeçarja gjendet nën dhunë sistematike nga partneri prej kohësh. Si ajo, edhe prindërit e bashkëshortit. Ajo thotë në kallëzim se i shoqi me siguri është një person i përkëdhelur që kërkon t’i plotësohen të gjitha kërkesat.

“Dhuna u bë sistematike, është bërë e padurueshme. Në darkë rreth orës 20.30 pa asnjë motiv, më gjuajti.

Me grushta në fytyrë, më tërhoqi për flokësh gjersa u rrëzova. Në mëngjes, më kërkoi të dilja te komshinjtë dhe të kërkoja lekë borxh për të, mbasi ai nuk kishte lekë në xhep. Kur unë e kundërshtova sepse nuk mund ta bëja diçka të tillë, më gjuajti në kokë. Ndjej dhimbje në buzën e poshtme dhe në kokë nga pas”, ka deponuar e reja. Policia konfirmonse e kërkoi të riun në disa lokale që D.D. i frekuenton zakonisht, por pasi nuk e gjeti askund, e shpalli në kërkim policor.

Denoncuesja shprehet para agjentëve të policisë se pas këtij sulmi, i shoqi doli i nevrikosur nga banesa: “Nuk e di se ku ka shkuar. Ai doli duke fyer dhe ofenduar dhe telefonin nuk e mori, kurse unë humba ndjenjat”, përgjigjet e reja, e cila për shkak të martesës me shkuesi është kujdesur që ta mbajë sekret dhunën sistematike dhe po ashtu të mbajë larg kësaj situate prindërit e saj

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker