Aktualitet

‘Më mirë qiri i fikur se qiri i fëlliqur’/ Berisha nuk ‘i ndahet’ Bashës: I marrë peng nga Rama, i nguli thikën pas shpine PD-së

Ashtu siç edhe lajmëroi më herët, Ish Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë të martë në Fier, për të zhvilluar një takim me demokratët fierak.

Në fjalën e mbajtur Berisha tha se ashtu si edhe demokratët ai ka mbështetur Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, por nuk kishte menduar kurrë se i njëjti person ‘do të merrej peng dhe do pa pyetur njeri doli me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD”, duke e cilësuar kështu vendimin e kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Ish kryeministri tha se kryedemokrati është marrë peng nga kryeministri Rama.

“Sot duke marrë peng kreun e opozitës, Rama i futi një thikë pas shpinë PD-së me dorën e pengut të tij Lulzim Basha. Sot do t’ju ftojmë që të zhvillohet një debat mes njerëzve që u besojnë vlerave dhe njerëzve që marrin përgjegjësi dhe që betohen për të rilindur shpresën dhe për të ecur të sigurtë drejt fitores. Natyrshëm unë kuptoj se dhjetëra mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës. Më shumë se ju Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD unë kam mbështetur kryetarin e PD, asnjëri nga ne kurrë ndonjëherë nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë një ditë i marr peng do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD. Secili nga ju ka të drejtë të shtrojë një pyetje: “Doktor e ka për vete këtë nismë apo për PD?”. Ju jap fjalën që e kam për PD për anëtarësinë e PD. Ne kemi një fjalë të urtë: “Më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur”, ndaj dhe ne ndalemi këtu”, tha Berisha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker