Shëndeti

Më në fund’/ Von Der Leyen tregon kur do fillojë vaksinimi anti-covid

Megjithëse nuk ka ende dritë jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), vaksinimet në Evropë kundër Covid-19 do të fillojnë në 27 Dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi datën e nisjes së vaksinimit, dy ditë pas Krishtlindjeve.

”Është momenti i Evropës. Më 27, 28 dhe 29 Dhjetor do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE-në. Ne i mbrojmë qytetarët tanë së bashku. Ne jemi më të fortë së bashku’’, shkruan Presidentja në rrjetin social, Twitter.

Pritet tashmë një dritë jeshile nga autoriteti rregullator ndërsa vaksina Pfizer-Biontech është autorizuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker