Aktualitet

Me shpejtësi ‘skëterrë’ në rrugët kryesore të vendit, Policia nuk kursen shoferët ‘e pabindur’, arreston 8 persona, pezullohen 57 leje drejtimi e vendosen mijëra gjoba në 24 orë

Policia ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë kontrolleve në akset kryesore të vendit.

Nga shkeljet e konstatuara, përfshihet shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/ orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon dhe mosvendosje e rripit të sigurimit.

Për këto parregullsi Policia ka arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje. Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Shpejtësi tej normave të lejuara deri në 180 km/orë, drejtim mjeti në gjendje të dehur e nën ndikimin e alkoolit, parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, përdorim të celularit në timon e mos vendosje të rripit të sigurimit, shkelje këto të konstatuara gjatë 24 orëve të fundit nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë.

Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari  në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL,  kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës  dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker