Aktualitet

Më vranë dy djemtë, çfarë më duhet më jeta” babai i viktimave të konfliktit në Velipojë flet me lot në sy

Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë mbrëmjen e djeshme për shkak të një konflikti të momentit për hapësirën e plazhit ka folur për mediat.

Dy vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj mbetën të vdekur mbrëmë bashkë me 2 të tjerë gjatë një konfliktit për hapësirën e plazhit.

Konflikti ka nisur për hapësirat publike në plazh, mes dy familjeve Gocaj dhe Ferracaku, të cilët janë pronarë hotelesh në plazhin e Velipojës.

I vdekur mbeti edhe pronari i hotelit tjetër , Kujtim Ferracaku  dhe punonjësi 20-vjeçar Myzerim Zeneli. Kurse të plagosur mbetën Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë kujt, më është fik dera, uroj që mos t’i ndodhin më kujt se po bëhen të shumta. As unë se kuptoj, por më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë çfarë më duhet jeta më. Kanë vrarë djalin tim të madh të parin.

Për punë shezllonash, i kemi pas vjet, ia kanë dhënë atyre sivjet. Unë nuk kam qenë kur ka ndodhur. Jam duke e ndjerë unë peshën e madhe, nuk di asgjë, më kanë vrarë djalin e madh që e kam me pasaportizim anglez, por ka ardhë me punu se është djersa e tij. Më pas ka gjuajt tjetri dhe ma kanë vrarë fill edhe tjetrin, i kam pas shok, jemi le e rrit bashkarisht. Është bërë ndarja, mi kanë dhënë mua por duhet prit shteti me bo ndarjen. Ne duke pritur kur të vijnë, ata kanë ardhur. Kur të vinte shteti me bo matjet, ata kanë ardhur. Unë nuk mund të kundërshtoj, ti më thua ma knej unë të them më anej, por e di shteti. Nuk kam ni konflikte se janë marrë fëmija për gjëra të tjera”, tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker