Politikë

Merr detyrën e drejtuesit politik te PD Shkodër, Helidon Bushati tregon objektivat e 25 prillit: 7 deputetë, minimalja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ishte sot në Shkodër për të prezantuar drejtuesin politik të këtij qarku, Helidon Bushati.

Në një prononcim për medien, mbrëmjen e sotme (22 prill) Bushati pasi falenderoi strukturat e PD-së që e ripropozuan  në procesin përzgjedhës tregoi dhe objektivat.

“Është një rikthim nga ana formale sepse unë në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Formalisht rikthehem në cilësinë e drejtuesit politik për të arritur objetkivat krejtësisht të arritshme.  7 shtatë deputetë në qarkun e Shkodrës është objektivi minimal për PD-në.  Një falenderim nga strukturat e PD-së në Shkodër që më ripropozuan në procesin përzgjedhës të kandidaturave” tha Bushati ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e gjithëpërfshirjes.

Vetë Bardhi tha se gjatë këtyre ditëve do të prezantohen edhe  drejtuesit e tjerë politikë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pritet që ditët në vijim, PD të caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit.

Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës.

Ky gjest u vlerësua shumë në atë kohë. Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker