Aktualitet

Ministrat e Jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë, koha është tani

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg  deklaroi në konferencën e përbashkët me ministren e Jashtme Olta Xhaçka se BE do të mbetet krah Shqipërisë pa e kthyer kurrizin. Ai u shpreh kur të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE atëherë do të jetë përmbushur vizioni i kontinentit.Ku 

udhëtimi i joni është një mesazh i fortë simpatie dhe fqinjësie. Kemi parë gjatë vitit të fundit që edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë rajon. Mund të deklaroj që të tjera do vijnë, BE nuk do e kthejë kurrizin. Do mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe periudhën vijuese. Integrimi i Ballkanit është në interes të BE.

Kur të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare do kemi arritur vizionin e kontinentit. Shqipëria ka bërë detyrat e saj të shtëpisë dhe është gati për të hapur bisedimet. Duhen zbatuar ligjet dhe rregullat. Ky është një proces që duhet të nisë dhe duhet të jemi të ndershëm për këtë. Mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen”, u shpreh ai.

Të njëjtin qëndrim patën edhe ministri i Jashtëm slloven dhe ai çek, ndërsa gjatë deklaratës ata e cilësuan skuadrën e tyre si tre musketjerët që sjellin mesazhin e BE.

“Dikush mund të mendojë që është e çuditshme të organizosh një konferencë shtypi në një ditë të bukur me diell. Por është e rëndësishme të jemi këtu sot. Tre ministrat e jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të demonstruar mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë. Ajo ka arritje në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende shumë për të bërë, Duam të njohim përparimin që Shqipëria ka shënuar në procesin e anëtarësimit në BE. Ne përmbushëm kushtet e nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të nisur bisedimet për anëtarësim. Çelja e bisedimeve do jetë shtysë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Procesi i zgjerimit të BE është rrugë me dy kahe”, tha ministri çek.

Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të agjendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker