Shëndeti

Mjeku i Urgjencës në QSUT paralajmëron të shëruarit nga COVID-19, ja pse duhet të kenë kujdes

Mjeku i Urgjencës së QSUT Ilir Allkja ka folur për rastet e riinfektimeve me COVID-19.

Allkja thotë se ka ndeshur raste që riinfektohen edhe në më pas se 3 muaj nga shërimi, por që përgjithësisht e kalojnë lehtë.

Gjithsesi ai ka parë edhe një rast fataliteti të një personi me aftësi të kufizuar rreth 30-40vjeç i cili pasi u infektua herën e dytë me COVID-19 humbi jetën.

“Ne s’kemi standarde as baraz me shtetet ballkanike. Shumica besojnë atë që prekin, jo atë që thuhet, jo propagandën. Këto është dëshira që ne të kemi kaluar më të keqen, që nesër të bien rastet e infektimeve dhe fatalet. Në rastin e kësaj epidemie fundi do jetë aty ku do të imunizohet tufa, shumica e njerëzve. Sipas meje duhet të jemi mbi 40%.

Kam parë t’i kthehet COVID-19 pacientëve për 3 muaj. Thuhet që në momentin e një ri infektimit, shfaqet me më pak shenja, në miniatrë. Kam ndjekur edhe një rast fatal për herë të dytë. Ka qenë midis 30-40 ave. Ishte invalid. Ri infektimi përfundoi fatal për të. Dua t’ju bëj një thirrje atyre që e kanë kaluar COVID-19, duhet të ruhen. Kam ndeshur dhjetëra raste që e kanë kaluar fare lehtë herën e dytë. Por nuk dihet çfarë do të ndodhë. Më e mira të ruhemi.

Maska nuk solli impakt pozitiv. Kam parë njerëz që mbajnë maska çfarëdo, burim infektimi, të vjen ndot t’i kapësh me dorë, jo më t’i vendosësh. Maskën pasi del nga urbani duhet ta fusësh në çantë dhe më pas të përdorësh maskë tjetër, e jo të përdorësh maskë disa ditë.” tha Allkja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker