Opinion

Mjeku Kalo shuplakë Ramës e Veliajt: Merruni me situatën në autobusët tanë më keq se në Kabul

Mjeku Tritan Kalo ka shprehur kritika të forta në lidhje me gjendjen e autobusëve në Tiranë, ku përveçse vonojnë në stacion janë të mbingarkuar duke u bërë një burim i përhapjes së infeksionit.Këto kritika Kaloi ia ka adresuar 

kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, ku u kërkon të merren me situatën në linjat e autobusëve në Tiranë pasi qytetarët janë taksapagues të rregullt, por ndihen si në Kabul kur jetojnë në Tiranë.

“Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…. Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….Ju falemimderit për mirëkuptimin tuaj edhe në këtë rast!!!!”, shkruan Kalo.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker