Aktualitet

Mos harroni çadrën sot, shiu dhe vranësirat do mbizotërojnë gjithë ditën

Mot i vranët dhe reshje shiu mesatare mbizotërojnë motin në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat malore do ketë reshje dëbore. Sipas MeteoAlb këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do ketë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.Masat ajrore të paqëndrueshme që do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës do të ditojnë rreshje shiu e dëbore. Konkretisht reshje të dendura dëbore do ketë Europa Lindore dhe Veriore. Ndërsa me mot të kthjellët mbetet Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Europa Qendrore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker