Aktualitet

Mot i keq dhe erë e fortë: Pezullohen lundrimet Durrës-Bari

Porti i Barit ka mbyllur lundrimet për sonte për shkak të erës së fortë me drejtim veri-lindje qe ka shkaktuar dallgëzim të madh.

Për rrjedhojë, dy tragete që bëjnë linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas i kanë bllokuar lundrimet për sonte. Autoriteti Portual ka njoftuar se bëhet fjalë për tragetet Adria Ferries dhe GNV qe nuk do të lundrojnë.

Edhe anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet, pasi deti me dallgë 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre. Ndërsa Trageti Rigel VII është nisur për në Bari rreth orës rreth orës 13.05 të ditës, 10 orë para nisjes së zakonshme që bëhet në orën 23.00.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker