Aktualitet

Mullet/ Aksident me pasojë vdekjen, shoferi braktis makinën dhe largohet

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Fikasit në Mullet. Policia njofton se një automjet që drejtohej nga L.R. është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe është larguar duke braktisur mjetin.

Pasagjeri në këtë automjet, O.S. ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa po punohet për kapjen e shoferit.

“Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker