Aktualitet

Mutacioni i ri i koronaviruist në Britani, mblidhen zyrtarët e BE

Një mutacion i ri i koronavirusit i shfaqur së fundmi në Britani ka ngritur alarmin. Për rrjedhojë zyrtarë e lartë europian  kanë zhvilluar një komunikim lidhur me situatën.

Presidenti francez Emmanel Macron, i cili është i karantinuar, kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Laien dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel diskutuan për këtë mutacion të ri të virusit.

Krerët e Francës dhe Gjermanisë dhe krerët e Bashkimit Europian diskutuan çështjen, ndërsa Holanda, Belgjika dhe Italia njoftuan pezullimin e fluturimeve për në Britani.

Nga ana e saj, Spanja bëri thirrje për një përgjigje të “koordinuar” të Bashkimit Europian ndaj fluturimeve nga Britania. Ndërkohë OBSH ka bërë thirrje për kontrolle më të forta në Europë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker