Aktualitet

“Na pengoi të kryejmë detyrën”/ Efektivët e policisë kallëzojnë në Prokurori kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Nuk i la të shoqëronin pronarin e një hoteli

Dy punonjës të patrullës në Shëngjin Lek Ndreca Ilirjan Vokrri, kanë kallëzuar në prokurori kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu pasi sipas tyre i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Patrulla ka konstatuar një lokal që operonte pas orës 23 të mbrëmjes sipas aktit normativ, por ka hasur në kundërshtim të pronarit të objektit të cilin më pas kanë tentuar ta shoqërojnë, por që në mbrojtje të tij ka dalë kryebashkiaku Ndreu i cili ndodhej në ato ambiente dhe pretendonte se po zhvillonte një aktivitet bashkie.

Policët kanë kallëzuar pronarin e objektit për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe Pjerin Ndreun që i ka penguar ne kryerjen e detyrës, nga ana tjetër eprorët e tyre i kanë akuzuar dy efektivët për ‘Shpërdorim detyre’ .

Ndaj punonjësve të policisë tashmë ka nisur dhe hetim disiplinor.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Pjerin Ndreu i cili thotë se ata i kapërcyen kompetencat e tyre, ndërsa i quan ‘barkderrë’, kur mund të vinin vetëm gjobë.

“Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha. Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme”, shkruan Ndreu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker