AktualitetEkonomia

Nafta arrin çmim rekord, 265 lekë/litri

Çmimi i naftës arrin rekord historik në vend, në 265 lekë për litër. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua në 260 lekë.

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, ku përveç rritjes së naftës, çmimet e shitjes me pakicë dhe shumicë të benzinës kanë pësuar një rënie të lehtë, ndërsa ka mbetur i pandryshuar çmimi i tregtimit të gazit.

Nga mbledhja e fundit, çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 265 lekë për litër, nga 258 lekë që ishte nga data 8 qershor, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 253  lekë/litër, nga 246 lekë n ga vendimi i mëparshëm.

Benzina do të tregtohet për 241 lekë litri nga 243 që ishte më parë. Çmimi i shitjes me shumicë të këtij nënprodukti shkon në 229 lekë litri nga 231 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendimi i Bordit nenvizohet se bazohet ne Platts por ne bursa çmimi i nje fucie nafte ka ardhur ne renie prej nje jave. Kur cmimi i naftes ishte 123 dollare fucia, cmimi ne tregun vedas ne pikat e pakices ishte 260 leke nderkohe qe aktualisht fucia po tregtohet ne bursa me 118 USD.Marrë nga Monitor

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker