Aktualitet

Ndryshimi kryesor do të vij në ekonomi”, Basha takim me të rinjtë: Ndryshimin e kemi bashkë në dorë

Tiranë- Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar para të rinjve me pamundësi ekonomike për të studiuar se ndryshimi i parë që do të vijë në qeverinë e tij dhe të PD pas 25 prilit do të ndihet në ekonomi.

Sipas tij do të ketë një sens pozitiviteti apo çlirimi në ekonomi ndërkohë që akuzon Ramën dhe qeverinë aktuale për premtimet e pambajtura si 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e taksave  e energjisë elektrike.

Basha tha se ndryshimin e kanë bashkërisht shqiptarët në dorë, dhe pa rininë në ballë të kësaj përpjekje nuk mund të ndodhë. Sipas tij 25 prilli është bardh e zi më shumë se kurrë, dhe ka vetëm dy rrugë, ose shqiptarët bëhen bashkë dhe ndryshojnë vendin, ose e dorëzojnë në duart e së keqes.

Për Bashën njerëzit nuk janë dele dhe shqiptarët e kuptojnë miër këtë gjë pasi Rama sot po premton për 4 vitet e ardhshme atë që nuk ka bërë për 8 vite të mëparshme.

’Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi. Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti. E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare”.- tha Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker