Aktualitet

Në nder të viktimave të Covid-19, parlamenti britanik mbushet me 150.000 zemra të pikturuara me dorë

Një grup njerëzish në Londër kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për të pikturuar me dorë gati 150.000 zemra në një mur përballë Parlamentit të Britanisë si një memorial në nder të viktimave të pandemisë së Covid-19.

Reuters shkruan se murali do të shtrihet për qindra metra përgjatë bregut jugor të lumit Thames, jashtë spitalit të Shën Thomas.

Zemrat pikturohen individualisht nga anëtarët e familjes të pikëlluar dhe murali pritet të shtrihet më shumë se gjysmë milje (1 km) kur të përfundojë.

Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë (dhe) krejtësisht unike, ashtu si të dashurit që kemi humbur“, tha Matt Fowler, bashkëthemelues i grupit. “Ashtu si shkalla e humbjes sonë kolektive, ky memorial do të jetë i madh”.

Qeveria e Britanisë ka premtuar të ndërtojë një memorial të përhershëm sapo të mbarojë pandemia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker