Aktualitet

Nëna nga Shijaku emocionohet kur merr çelsat e shtëpisë nga Kryeministri RAMA “Jam e fortë se më ke bërë ti të fortë”,

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Shijak, ku ka dhuruar çelësat e disa prej shtëpive të para, të ndërtuara në kuadër të procesit të rindërtimit, pasi të vjetrat u shkàtèrruan nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

I shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Elton Arbana dhe deputeti Jurgis Çyrbja, Rama ka shkëmbyer batuta me banorët dhe pronarët e shtëpive. Një zonjë e moshuar i ka dhuruar kryeministrit një buqetë të vogël me lule.

“Jam e fortë se më ke bërë ti të fortë”, i tha zonja kryeministrit dhe i dhuroi lulet, ndërsa Rama ia ktheu “Shumë faleminderit se këtë lulen e kemi të partisë sonë.”

Më tej, ai vazhdoi batutat me banorët e tjerë, të cilëve u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja.

“Nuk e besojshe ee, apapapa. (Futen në shtëpinë e radhës). Ti mbas meje, mbas meje ti. Dritan të lutem lyerjen e këtyre cepave, se ky është demokrat. Se ashtu e mban ky, vetëm me prish dinë këta”, tha Rama, ndërsa kryefamiljari dhe të tjerët nisën të qeshnin.

Teksa dalin nga shtëpia, Rama i kërkon kryefamiljarit të mbajë mirë bashkëshorten sepse pa të, sipas kryeministrit, “është si shtëpia e vjetër”.

“Ta gëzoni edhe mbaje mirë këtë. Ta mbash se pa të je si shtëpia vjetër ti”, tha Rama, ndërsa kryefamiljari ia ktheu “Nusen ee? Atë e mbaj unë.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker