Aktualitet

“Nesër shkojnë paratë”/ Burg për prokurorin e përfshirë në korrupsion/ Zbardhen bisedat telefonike për shumën 2 mijë euro

Kryeprokurori i përkohshëm i Kukësit, Edmond Kariqi i cili u arrestua nga SPAK dyshohet se ka kërkuar nga të afërmit e të hetuarve prej tij 2 mijë euro për të dhënë një masë sigurimi në favor.

SPAK vendosi të lejë në burg prokurorin Kariqi bashkë bashkë me Isuf Gegën, ndërsa vendosi masën burg në mungesë për dy personat e shpallur në kërkim, të cilët kanë bashkëpunuar me të.

Ai i ka përdorur si ndërmjetësues Emirjan Beun dhe Isuf Gegën. Dritan Dedja njëri prej të afërmve kërkonte lirimin e djalit të tij Ramadan Dedja.

Në dosjen që disponon Top Channel, thuhet se Dritan Dedja pasi ka tërhequr shumën 2000 euro,  përmes dy personave të mësipërm ka krijuar kontakt të drejtpërdrejtë me prokurorin Kariqi.

Takimet janë zhvilluar kryesisht në qytetin e Kavajës mes bashkëpunëtorëve dhe vetë prokurorit, i cili në kohën kur ka ndodhur kjo ka qenë dhe në krye të Prokurorisë së Kukësit.

Më pas Dritan Dedja ka telefonuar babanë e tij Rrahim Dedja, ku është kryer biseda:

Dritan Dedja: Nesër shkojnë ato, të mërkurën e kë babin aty tek shpaja.

Rrahim Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po nesër e sigurtë për car i kërkun ata.

Rr.Dedja: Hajt ma ia cove krejt ti?

D.Dedja: Krejt,krejt.
Rr. Dedja:  Hajt bukur ciao.

D.Dedja: T’gjitha, hajt.

Pas këtij komunikimi Dritan Dedja ka pasur edhe komunikime të tjera që lidheshin me shumën e parave me të afërmit e të arrestuarve të tjerë.

Ai gjithashtu komunikon edhe me të arrestuarin ku i thotë, “pata ca punë, takova ca njerëz, mirë mirë fare”.

Isuf Gega ka komunikuar me Emirjan Beun ku i ka treguar për takimin e ditës së kaluar, se janë ulur me “robin e huaj”, duke nënkuptuar prokurorin e çështjes, pra Kariqin.

Në datën 29.11.2019 Dritan Dedja komunikon me Rrahim Dedjan ku i thotë: “Të hënën do t’ia çojmë, të martën mund t’i qisi ata,  thashë të hënën do t’ia çojmë me cu lekët, T’i mbledhim ata të tjerët”.

Rrahim Dedja komunikon se lekët janë gati dhe se nuk janë duke i mbajtur. Të afërmit e tjerë shfaqeshin të shqetësuar nëse ishte kryer pagesa për të liruar të arrestuarit.

Pas marrjes së pagesës, rezulton se prokurori kërkoi masën e detyrimit me paraqitje dhe këtë masë e pranoi edhe gjykata duke liruar 4 të arrestuarit.

Këto janë fakte të cilat rëndojnë mbi prokurorin Kariqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kariqi u arrestua me urdhër të SPAK në 30 qershor në Kavajë bashkë me shoferin e tij Isuf Gega si dhe dy persona me iniciale D.D dhe E.B..

Ndaj tyre rëndon  vepra penale, korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.

Ai ka kërkuar përfitime monetare të parregullta me qëllim favorizimin e disa personave nën hetim dhe që ishin duke u hetuar nga prokuroria e Kukësit, ku Kariqi është drejtues.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker