Aktualitet

Nga nesër ndryshon ora policore, Manastirliu: Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

Ndryshon ora policore, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median ka bërë të ditur vendimet e reja nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi se kufizimet për aktivitet dhe lëvizjet do të jenë në orën 22:00- 06:00 dhe gjithashtu do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat I situatës dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë në zbatimin e masave antiCOVID.

Duke folur për procesin e vaksinimit Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi I moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime.
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javët e ardhshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker