Aktualitet

Nikoll Lesi: Rama do të bëhet shefi i NATO-s, Erion Veliaj kryeministër, si po luan kryeministri ne gjeopolitikën dhe Turqinë

“Rama do të bëhet shefi i NATO-s kurse Veliaj kryeministër, zor se do t’i vijë Shqipërisë më ky fat i madh”, shkruan sot “Koha Jonë” e Nikollë Lesit.“Dyshja Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në qartë në skemën e tyre sorosiane. 

Erion Veliaj ka filluar të forcohet brenda PS, pa u ndierë dhe pa manifestim të hapur interesi karriere për më lart. E vërteta mbetet se ai ka gjetur një marrëveshje fine me kryeministrin. Edi Rama e mori mandatin e tretë dhe hyri në histori si i vetmi kryeministër me tre mandate (flasim pas vitit 1991) dhe zor se do ta arrijë njeri tjetër.Edi Rama ka filluar të punojë me një plan të mirëmenduar duke kaluar kufirin shqiptar, bile përtej Rajonit tonë. Me Turqinë ka marrëdhënie të shkelqyera, me Greqinë marrëdhënie interesi, me SHBA mbetet partner i besueshëm, me Italinë ka miqësi që vetëm forcohet. 

Me Gjermaninë dhe Francën luan me kujdes, por i pranueshëm.”, e shtron terrenin për informacionin e ri “Koha Jonë”.Sipas gazetës online të Lesit, në Tiranë Edi Rama i ka shtrirë dorën Lulzim Bashës, bile edhe me bashkëqeverisje nëse pranon selia blu. “Pra ai ka strategji se këtë mandat nuk kërkon asnjë sherr brenda vendit, sepse diku pas një viti e kusur mbaron mandati i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Burime të besueshme tregojnë se këtë post të rëndësishëm të NATO-s e synon Edi Rama. Kandidatura e Ramës do hidhet për miratim nga Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. 

SHBA-së i intereson një aleat besnik siç është Shqipëria. Edi Rama po luan për këtë detyrë, e cila është shumë e rëndësishme, pasi flitet për organizatën më të madhe dhe më të fortë ushtarake në Botë.”, thuhet në shkrimin e “KJ”-së.Kush do ta zëvendësojë Ramën si kryeministër? Sipas medies së Nikollë Lesit do të jetë Erion Veliaj. “Do jetë Erion Veliaj që merr PS dhe qeverinë. Ndaj të dy luajnë në harmoni, sepse iu përkojnë interesat afatgjata. Njeri mbaron punë këtu e ikën! Tjetri vjen e ngjitet!”, përfundon shkrimi i “Koha Jonë”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker