Vora News

Nis puna për ndërtimin e spitalit të Laçit; Rama: Standarde bashkëkohore të spitaleve europiane

Banorët e Laçit do të kenë një spital të ri me të gjitha kushtet dhe standardet, pas shembjes së spitalit të vjetër të dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Kantieri është hapur dhe puna aty po ecën me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se puna për ndërtimin e këtij spitali ka nisur dhe se godina e re do të jetë në standardet bashkëkohore të spitaleve bashkiake europiane.

“Me kantierin e sapohapur të Spitalit të ri të Laçit, i cili do të rilindë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar dëmtoi rëndë mijëra ndërtesa, përfshirë edhe Spitalin e Laçit, i cili u ofronte shërbim rreth 80 mijë banorëve dhe doli tërësisht jashtë funksionit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker