Aktualitet

Një pjesë e Tiranës është zhytur në errësirë nga djegia e kabinës elektrike

Disa zona të Tiranës janë zhytur në errësirë mbrëmjen e sotme pasi një kabinë u dogj duke ndërprerë energjinë elektrike.

OSHEE pranon se ka ndodhur një defekt në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit.

Si rezultat sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina.

Një prej tyre, kabina nr2 që shihni në foto, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker