Aktualitet

Nora Malaj merr lajmin që e la ‘pa frymë’

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish zv-ministrja e Arsimit Nora Malaj ka shkruar se në këtë vit të ri akademik, ka vetëm 14 studentë të regjistruar për fizikë në të gjithë vendin. Ajo shprehet se ky është lajm që të lë pa frymë pasi sipas saj, pasi të dalë në pension brezi i mësuesve të fizikës, nuk do ketë më asnjë të kualifikuar në këtë fushë.

Statusi i plotë

Leksioni i parë dhe lajmi i trishtë!

Lajmi i trishtë ishte sot se “14 studentë të regjistruar për fizikë, në të gjithë vendin”, Lajmi që të lë pa frymë . Krizë totale në fushën e mësuesisë , sidomos në shkencat ekzakte . Kam shumë kohë qe e kam paralajmëruar , pasi e gjithë strategjia e ndjekur për fushën e përzgjedhjes nga studentët në mësuesisë ishte tejet e gabuar që në kohën e zonjës Shahini . Pasi të dali në pension edhe ky brezë i përkushtuar i mësuesve të fizikë do vij momenti , shumë shpejt kur nuk do të kemi as laboratore dhe mësues fizike.

Kjo nuk është këmbanë alarmi vetëm për fushën akademike apo Ministrinë e Arsimit, po në qasjen time kjo është alarmante për të gjithë ne , shoqërinë shqiptare dhe intelelektualët e vendit .

Arsimi nuk është shoenzim për një qeveri , po investim! Drita e kuqe tashmë është ndezur ! Nuk ka vend për të thëne unë e thashë dhe si Pons Pilati, po laj duart nga problemi , por mendoj se duhet të ndërgjegjësohemi e të lëvizim

shumë shpejt , që orteku i cili po vjen të parandalohet . Se pari , Universitete dhe Institucionet Akademike në vend , publike dhe jo publike duhet të marrin masa dhe ta shohin të vêrtetën në sy , së dyti institucioni i Ministrisë se Arsimit , duhet t’i bëj nje skaner situatës dhe

të hartoj nje plan veprimi që të dali nga kjo qendje që po shkojnë deget e mësuesise drejt rënies së lire !

Nese nuk do të kemi studentë që do refuzojnë të zgjedhim degën e mësuesisë , ne të ardhmen , shumë shpejt , nuk do të kemi mësues të aftë , që nesër te kemi studente kandidatë per te studiuar ne fushat e ndryshme si mjekësia , informatika, fushat ekonomike dhe fushat e tjera .

Mendoj se duhet te jetë një çeshtje kombëtare dhe duhet të trajtohet si nevoje emergjente për brezat e ardhshem ! Është mundesia që te gjithe te kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë tejet e vështirë në sektorinë e edukimit .

Shkollimi me cilësi është detyrim Kushtetues , ndaj duhet të shihet me prijoritet . Besoj te më e mira se jemi populli që investojme( nga ana e prinderve ) çdo gjë për mirëshkollimin e fëmijëve , ndaj duhet të veprohet shpejtë se nuk ka kohë.

2.Leksioni i parë !

Sot ishte dita e parë e leksionit të parë ne lenden e Psikologjisë së Edukimit . Ishte emocion i veçantë , pasi pas dy vitesh filluan leksionet në auditor . Kursi është ne vitin e dyte bachelor , në psikologji . Ajo

që më emocionoi ishte se për herë te parë kishte me shumë djem sesa vajza . Dhe se pothuajse të gjithë djemtë e kishin fakultet të dyte . Kjo po

që ishte gjeja më e bukur që kam hasur gjatë ketyre viteve . Niveli bashkebisedimit nuk ishte horizontal , por kishe mundësi të dialogoje dhe të krijoje një horizont pritje dhe njohje shumë miqësorë .

Ishte një ore e hapur, orjentuese, ku

studentët u njohen me programin e lëndes, me silabuset, me kreditet dhe me të gjitha proceduar që do të zhvillohen gjatë këtij semesri .

Pyetja që më beri të mendohesha gjatë është perse e keni zgjedhur ketë degë dhe përse te Mesdhetari ?

Përgjigjet që më thanë ishin mbresëlenëse . Po ajo që më goditi fort ishte rrefimi i Kaltrës, vajzës së brishtë me një qartësi të madhe . Ajo rrëfeu sesi në moshën 16- vjeçare, fati jo i mirë bëri që ajo të pësoj një tragjedi të madhe . Mamaja i ndërron jetë dhe jeta për të sakaq u tjetërsua . Ra në depresion të thelle, aq të madh, saqë askush nuk e gëzonte. Jetonte sikur ishte në mes dy botëve , një reale , që thjeshtë hante me zor dhe ne menyrë mekanike dhe tjetra virtuale, vetëm

me kujtimet e nenes dhe objektet e saj. Situata u bë alarmante dhe babai, që është dhe heroi

i saj dhe gjyshja, mbeshtetja me e fortë, vendosën ta çonin te psikologu. Teksa Kaltra rrëfen ndjen se i mbushen sytë me lot , me mundohet ta përmbaj veten . Ne të gjithë ne auditor e dëgjojme tere sy e vesh dhe ndjekim me vemendje cdo moment të rrëfimit të saj . Kaltra vazhdon, ditët e para nuk

kisha shumë ndryshim , po pas nje muaji filloi

pêrmiresimi dhe dalëngadalë cdo gjë filloi

të kthehej në gjendje normale . Ky ishte momenti kur Kaltra tha : “ une do vazhdoj për psikologji që të ndihmojë njerëzit të dalin nga errësira ku hynë ne situata të vështira që ua ofron jeta !”

Pasi mbaroi rrefimin e falenderoj për mënyrën sesi e solli ngjarjen e rëndë me të cilën është perballur në jetë dhe ju drejtova auditorit e u thashe kjo degë që keni zgjedhur kërkon shumë perkushtim, dashuri dhe shumë orë studimi, se nesër do të keni fatet e njerëzve ne dorë. Mos harroni se do vi nje ditë, shumë shpejtë, që psikologu apo këshilluesi social

do të behet si mjeku i familjes, domosdoshmëri për të ndihmuar njerezit që te dalin nga buco nero ( vrimat e zeza ) kur bien në depresion apo nuk

përballen dot me realitetin.

Teksa kisha lenë auditorin dhe isha larguar nga Universiteti Mesdhetar , në vetdijen time ndjeva sesa misionare është detyra e pedagogut apo

mesuesit . Punon me njerëz , te cilet kanë histori të ndryshe dhe që t’i motivosh duhet t’i njohësh , t’i ofrosh dije duke mos i paragjykuar por duke i orjetuar drejt rrugês së dijes . Në fund edhe nëse të del ndonje pike loti kur të rrefejnë pjesë te dhimbshme të jetës , mos ki turp as droje , se para tyre behesh më njerëzore dhe sociale .

E rëndêsishme është ta duash punën që bënë !

Faleminderit Kaltra dhe ju studente ! E filluam vitin me këmbë të mbarë , duke lëmuar shpirtin

dhe mprehur mendjen !

Jam e bindur që do jemi nje skuadër avangard !

Sot ishte ditë mbresëlenëse ! Bekuar ju dhe prindërit tuaj !

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker