Sport

Nuk ka surpriza/ Spanja në gjysmëfinale, Zvicra “dështon” nga pika e bardhë

Spanja në gjysmëfinale të EURO 2020, pasi barazoi 1-1 në 120 minuta me Zvicrën dhe nga penalltitë ia doli me rezultatin 3-1. Një ndeshje plot emocione, që iberikët duhet ta kishin mbyllur në shtesa me rastet e shumta që patën. Te penalltitë më pas Zvicra gaboi, pasi shënoi vetëm Gavranovic të parën dhe tre të tjerat i humbën.

KOHA E RREGULLT – Spanja e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tetë pas një goditjeje të Jordi Alba që u devijua nga Zakaria. Festë dhe më pas gjumë, pasi skuadra e Luis Enrique veç kontrollit të topit nuk u shfaq e rrezikshme për të shënuar golin që do të godiste rëndë Zvicrën.

45 minutat e para u mbyllën me Spanjën në epërsi, ndërsa në të dytën Zakaria i trembi me një goditje më kokë që përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Më pas Unai Simeon ndali Zuber, kurse ndaj Xherdan Shaqirit në minutën e 68-të u dorëzua.

1-1 dhe Zvicra pas minutës së 77-të u detyrua të luante me një lojtar më pak, pasi Freuler u ndëshkua me karton të kuq. Spanja nuk e shfrytëzoi dot këtë gjë në 90 minutat e kohës së rregullt, që u mbyllën në barazim 1-1.

Koha e penalltive më pas dhe Sergio Busquets e nis me një shtyllë, edhe pse Somer kishte shkuar në krahun tjetër. Gavranovic i Zvicrës nuk fali më pas, sikurse bëri edhe Dani Olmo për Spanjën. Schar bëri një goditje të dobët dhe Unai Simon e ndali, duke vendosur baraspeshën e përkohshme.

Somer e mori sërish skenën, teksa ndali Rodri të Spanjës. Unai Simon “kopjon” dhe pret gjuajtjen e Akanji, duke e bërë gjithçka edhe më emocionuese. Moreno, i cili humbi disa raste gjatë lojës, nuk fali me penallti. Vargas goditi jashtë dhe i dha mundësinë Spanjës, që me golin e Oyarzabal u kualfikua në gjysmëfinale të EURO 2020. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker