Aktualitet

Operacion “blic” për kapjen e personave në kërkim, 4 të arrestuar në Vlorë, policia iu gjen armë pa leje

Policia e Vlorës ka kryer disa aksione të befasishme në lagjen “Partizani”. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së sotme, me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim dhe ata për armëmbjatje pa leje.

Raportohet se gjatë këtij aksioni janë arrestuar 4 persona, të cilët janë kapur me armë pa leje, ndërsa identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije.

Operacioni është ende duke u zhvilluar, ndërsa detajet pritet të bëhen publike përmes një komunikate për shtyp nga Policia e Shtetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker