Shëndeti

Operacioni ‘Liria’! Greqia nis sot vaksinimin anti-COVID, nis shpërndarja e dozave ‘Pfizer’ në të gjithë vendin

ATHINË– Sot nis operacioni “Liria” në Greqi. Shteti fqinjë nis sot vaksinimin anti-COVID në të gjithë vendin për të frenuar pandeminë që prej më shumë se një viti ka gjunjëzuar botën. 

para që të injekohet është një infermiere e quajtur Efstathia Kampisiouli, ndërsa pas saj do të vaksinohet kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij, po ashtu edhe presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.

Po ashtu ndër të parët është përzgjedhur edhe një i moshuar dhë kujdestari i tij në azil Michalis Giovanidis. Nuk do të lihet jashtë vëmendjes edhe kleri pasi sot do vaksinohet edhe mitropoliti i Nafpaktos, Agios Vlasios.

Vaksinimet e “VIP-ave” do të vazhdojnë edhe nesër, ku pritet që të vaksinohet edhe ish-kryeministri Alexis Tsipras, ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias dhe sekretari i përgjithshëm i Kujdesit Parësor Shëndetësor, Marios Themistokleou.

Siç është njoftuar nga sekretari i përgjithshëm i Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe koordinatori i planit kombëtar “Liria”, Marios Themistokleous, deri më 30 dhjetor, Greqia do të ketë injektuar 83850 doza të Pfizer, ndërsa deri në fund të marsit do të kenë marrë 1,265,550 të tjera nga kompania, deri në miratimin e Modernës dhe Astra Zeneca-s.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker