Opinion

Opinion: Neritan Ceka: Këta e kanë marrë si lojë, por kam frikë se do përsëritet ’97-a

Neritan Ceka: Këta e kanë marrë si lojë, por kam frikë se do përsëritet ’97-a

Protesta e tretë e shoqërisë civile për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës është shoqëruar me të tjera përplasje të forta dhe me shumë arrestime.

Tubimi i mbrëmjes vetëm pak çaste ishte paqësore, më pas çdo gjë u spostuar në rrugët e Tiranës. Protestuesit shkatërruan sërish tabelat e sinjalistikës, semaforët dhe kazanët e plehrave.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ministri Neritan Ceka ka deklaruar se nësë kjo gjendje vijon njëlloj, mund të na çojë në ‘97-tën.

Neritan Ceka: Kërkesat janë të drejta. Forma ka mbaruar. Forma e cila kishte sens ditën e parë dhe të dytë ku diferencohej qartë masa racionale e njerëzve nag të rinjtë, të vegjlit, të cilët vijnë aty edh epër ta trajtuar si lojë, por i kanë sjellë një dëm, qoftë çështjes, protestës, qytetit se po e fusin në kaos.

Alban Dudushi: Kush i ka sjellë këta në shesh?

Neritan Ceka: Ato që thonë se i ka sjellë presidenti, apo që i paguajnë duhen çuar tek psikiatri. Këta nuk i mbledh dot. Vijnë dhe ikin për arsye krejt të panjohura për ne deri më sot.

Alban Dudushi: Që nga viti ’98, kur protestat e asaj kohe, në një masë degjeneronin me thyerje, shpërthime dyqanesh, deri më sot, protestat që janë bërë në të vërtetët nuk kanë pasur degjenerime të këtij lloji, dhunë jo ndaj Policisë si forcë armiqësore, godinave qeveritare, por dhunë ndaj qytetit. Nuk i kemi parë këto gjatë gjithë kësaj periudhe. Sot, këto tre ditë janë për herë të parë që dalin.

Neritan Ceka: Kjo është shprehej e një vendi modern. Ajo që më shqetëson, është se kjo gjendje në qoftë se vazhdon, mund të na çojë në ’97-ën, sepse këtu mungon pushtetit, mungon opozita. Këta që kanë marrë sot pushtetin, duke eleminuar opozitën e quajtën si lumturi, po aq sa e quajti Berisha në ’96-ën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker