Opinion

Opinion nga Mentor Kikia

Opinion nga Mentor Kikia

Nuk janë huliganë jo, janë pjesa më e pashpresë e shoqërisë

Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh iu sulën cdo gjejë që gjenin përpra, duke e shkatërruar. Një kaos i vërtetë. Shumëkush po përpiqet të analizojë se cfarë duhet të bëjë policia. Nëse është shumë, apo pak e dhunshme. Shumë te tjerë nxituan të thonë se nuk është protestë kjo, këta duhen zënë me dru se po prishin qytetin.
Por jo! Kjo nuk është një punë policie, as drejtësie, as punë Lleshi jo që jo. Ne po përpiqemi ti gjejmë zgjidhjen një problem që tani po e kërkon vetë zgjidhjen. Ose më saktë që, në përpjekje për tu vetezgjidhur, po na vë zjarrin të gjithëve. Ata të rinj nuk janë aty thjeshtë për dorëheqjen e ministrit të brendshëm. Madje mund të themi se as duan tia dinë për të.
Kjo valë zemërimi që u demonstrua në Tiranë është vetëm maja e ajsbergut. Ajo ishte sot edhe në Korce, dje ishte edhe në Elbasan. Kjo është një gjeneratë e mbushur me maraz, jo thjeshte me policinë, ministrin apo kryeministrin, kjo është gjenerata e zhgënjyer, e mashtruar, e pashpresë, me të cilën e për të cilin shteti nuk ka punuar fare. Shumë prej tyre nuk kanë arsimim, as profesion, as punë, e asnjë shpresë se një ditë mund ta kenë. Ata nuk urrejne pemën e festës dhe as stolat, ata urrejne pushtetarin si model, që i vjedh, i mashtron, i merr paratë dhe shpresën dhe natë e ditë del nëpër ekrane televizorësh duke treguar lloqe për zhvillimin e Shqipërisë. Ata urrejnë korrupsionin edhe pse nuk i njohin të korruptuarit kush janë. Ata janë të mbarsur me zemërim, me këdo e përgjithcka, edhe me stolin, edhe me semaforin, edhe me pemën, edhe dritat.
Ju në qeveri, mo u lodhni kot ta quani këtë vepër të opozitës. As mos mendoni se zgjidhja është mbushja e burgjeve me adoleshentë. Sa më shumë të mendojmë ne të “zgjuarit” që kjo është punë huliganësh që duhen rrahur, aq më keq është. Sa më shpejt ta kuptojmë se kjo është pasoja më e rëndë e keqeverisjes në këtë vend, aq më mirë do të jetë, që të fillojmë të mendojmë se cduhet bërë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker