Aktualitet

Pa makinë e celular, në shtëpi me qira/ Drogë me charter, historia e shqiptarit që prodhoi 2 miliardë $ në muaj

Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit ‘Jimy’ tashmë i konsideruar në vendin amerikano-latin si ‘zoti’ shqiptar i drogës.

Ai kishte mbërritur në 2014 në Kolumbi me gruan e tij dhe ishte vendosur në very të qytetit Barranquilla nga ky filloi aktivitetin kriminal.

‘Jimy’ ishte siguruar mos binte në sy, duke mos përdorur as makinë apo cellular, jetonte në shtëpi em qira dhe përdorte gjithmonë mjete të transportit publik. Ai madje pretendonte se ishte inxhinier civil.

Jo rastësisht e kishte zgjedhur vendin për të jetuar shqiptari, pasi kishte afër portet kryesore dhe do të ishte më i lehtë trafikimi i kokainës në SHBA apo shtetet europiane.

Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.

Ai bashkëpunoi edhe me kartela vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin Ëilliam Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.

Një natë para arrestimit, Jimy kishte fjetur në një hotel modest dhe kishte zgjedhur përsëri transport publik.

Rezulton se shqiptari Agim Çerma në Shqipëri kërkohet për vrasje kurse në SHBA për trafik droge.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker