Aktualitet

Pagat rriten me 40%’, Rama-mësuesve:Vendi i punës bazohet te merita, jo te politika

Rama: Unë nuk dua të zgjatem shumë në aspektin e shifrave dhe pse pak prej tyre ia vlejnë të përsëriten. Së pari, në projektbuxhetin e vitit 2022, vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni i mandatit të tretë është që pagat të rriten dhe 32% por muindësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Kjo lidhet jo vetëm me atë që dimë dhe planifikojmë dhe me atë çka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara. Jemi të vetëdijshëm se sa shumë ndërhyjnë në planet tona ngjarje që janë jashtë mundësive tona ngjarje që nuk parashikohen dhe imponojnë ndryshme rrënjësore të planeve. Patëm një tërmet të fortë, në aspektin e familjeve të prekura. Jemi ende në pandemi, pati dhe ka ndikimin e vet. Ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat, nëse ky vit mbyllet me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto është më e lartë dhe në vitin e ardhshëm do jetë njësoj. E njëjta gjë thuhet dhe për rritjen e buxhetit për arsimin dhe shkollat që vazhdon dhe duke adresuar disa elementë të procesit, siç është transporti, që mbetet problematik të atyre që duhet të spostohen në një distancë. Tani nuk e diskuton njeri që është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve ..Mësuesit ti japim garanci të plotë se vendi i punës bazohet te merita dhe jo te lidhjet farefisnore dhe jo te bindjet politike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker