Aktualitet

Pandemia/ OBSH jep një lajm fantastik për Shqipërinë

COVAX, një iniciativë ndërkombëtare mes 190 shteteve, (ku është dhe Shqipëria), që kërkon të sigurojë se të gjitha vendet do t’i marrin në mënyrë të barabartë vaksinat kundër koronavirusit, po planifikon të fillojë shpërndarjen e tyre në tremujorin e parë të 2021-shit. Deri në mes të vitit që vjen, aleanca COVAX do të ketë dhënë mjaftueshëm doza për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social në të gjitha vendet pjesëmarrëse që kanë kërkuar t’i marrin në këtë afat kohor. Të gjithë pjesëmarrësit e tjerë duhet të marrin doza të mjaftueshme për të mbuluar 20 për qind të popullsisë së tyre deri në fund të vitit 2021 dhe doza të tjera në 2022-shin.

Pandemia/ OBSH jep një lajm fantastik për Shqipërinë

“COVAX ka marrëveshje për të marrë gati 2 miliardë doza vaksinash nga disa kandidate dhe ka hedhur hapat e para për të siguruar doza të mëtejshme përmes kontributeve nga donatorët. Ky është një lajm fantastik dhe një moment historik në shëndetin global. Kjo është një kohë për t’u ngushëlluar se tashmë po shohim më qartë fundin e pandemisë, por duke u kujdesur që të mos e ulim vigjilencën. Ne të gjithë jemi përgjegjës për marrjen e masave për të mbajtur veten dhe njëri-tjetrin, përfshirë edhe në këtë sezon festash. Me lajmet e sotme drita në fund të tunelit është rritur pak më shumë, por ne nuk kemi arritur akoma në fund të tunelit. Dhe do të shkojmë atje vetëm nëse punojmë bashkë.”,-tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker