Aktualitet

“Para Shqipërisë, le të shuhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit” Meta trondit me deklaratën

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta ka folur nga Vlora për të ndjerin Arjan Sala, që humbi jetën pas rënies së zjarrit në një nga magazinat e qendrës tregtare në periferi të Tiranës.Ai u shpreh se duhet të ngrinte zërin vetë që trupi i të riut të gjendej.Sipas Kreut të Shtetit nuk po bëhej asnjë përpjekje, pasi nuk kishin mjete.

Ndërkohë krahas kësaj, Meta bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se “para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit”.Meta: Arjan Sala e la jetim fëmijën 4 vjeç që të mos linte jetim nja 20 të tjerë. Pse duhet të dilte presidenti të ulëriste sepse nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të  gjendej. Dalin dhe thonë që nuk kemi mjete, por si e keni bërë ju Tiranën, nuk keni si të keni mjete. Pse nuk më morën në telefon dhe të njoftoja të sillnin mjete nga Italia.Pyetje: Ju politikanët bëheni gjithmonë bashkë ndonjëherë?

Meta: Ilir Meta nuk është bashkë me askënd, as me Monika Kryemadhin. Para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e Metës si ata të Adem Jasharit. Ilir Meta ka një model, nuk është si Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker