Vora News

Paralajmërimi i fundit/ Ushtria “blidon” Rinasin, pritet nxjerrja e kontrollorëve nga ndërtesa

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se të gjithë ata kontrollorë të AlbControl të cilët nuk kryejnë funksionin e tyre, do të nxirren nga ndërtesa.

Sipas Ballukut, nga ky moment, ndërtesa do të merret në kontroll nga Forcat e Armatosura.

Nga ky moment ndërtesa merrët në ruajtje nga Forcat e Armatosura. Shpresoj që vajzat dhe djemtë që janë rritur në Albcontrol t’i rikthehen detyrës.Të gjithë këta persona që nuk operojnë më dhe nuk kryejnë funksione, të gjithë këta që nuk duan ta kryejnë këtë funksion do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment.  Keni braktisur detyrën para 3 milionë shqiptarëve, e keni kyçur derën e vetme shqiptarëve. E turpëruat Albcontrolin dhe e kthyet në dyqan. Nga institucioni i Shqipërisë, 5 mashat e politikës, se nuk jeni më shumë e kthyet në dyqan. E bëtë institucionin më të rëndësishëm të transportit të Shqipërisë dyqan me tra dhe qepen dhe nuk vutë asnjë tabelë”, deklaroi Balluku.”, tha Balluku.

Pak minuta pasi pranë zyrave të AlbControl mbërritën ushtria dhe policia, Balluku u shpreh  se ata që nuk janë pjesë e mashave të politikës të qëndrojnë dhe të deklarojnë se janë të aftë për punë.

“Një pjesë e kontrollorëve janë të kapur nga politika. Sot një çetë ka marrë peng hapësirën ajrore shqiptare, të këshilluar nga mjeshtrat e politikës.”, tha Balluku.

Policia e Shtetit dhe ushtria kanë rrethuar zyrat e Albcontrol pasi kulla e kontrollit është ndërtesë e sigurisë së lartë.

Greva e 65 kontrollorëve të Albcontrol ka bërë që të pezullohet puna në aeroport, duke ndërprerë fluturimet hyrëse dhe dalëse në aeroport.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker