Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 18 korrik 2021

Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Mesdita dhe pasditja i zhvillojnë vranësirat duke bërë që të gjenerojnë reshje në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia për stuhi afatshkurtra breshëri. Mbremja përmirëson përkohësisht motin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker