Show Biz
Pas ceremonisë përrallore në Maldive, Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg

Fjolla Morina, e akuzuar për trafikim armësh dhe lëndësh narkotike është dënuar me 6 vite burg! Morina është kapur nga autoritetet me armë në kufirin e Morinës pak ditë pas lajmit se ajo dhe partneri i saj kurorëzuan romancën përmes një ceremonie në Maldive, ceremoni që u përfol jo pak në rrjete sociale.
Avokatja e saj ka kundërshtuar vendimin duke i kërkuar dënimin me gjobë.
Në janar të këtij viti Fjolla, e dënuar me arrest shtëpie për të njëjtën akuzë, theu rregullin duke u larguar në drejtim të paditur ndërkohë që publikonte herë pas here në rrjetet e saj sociale.
Partneri i saj, Fisnik Syla, po ashtu u dënua me heqje lirie për disa kohë pasi ishte së bashku me Fjollën në momentin e ndalimit nga autoritetet.