Politikë

Pas Robert Ndrenikës, Tinka Kurti në spotin e kryeministrit: Shqipërisë i duhet Edi Rama

Një tjetër personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar është bërë pjesë e fushatës së kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit. Pas aktorit Robert Ndrenika, edhe Tinka Kurti është shfaqur së fundmi në një spot të PS.

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira vendit i duhet Edi Rama, pasi vetëm ai lufton për Shqipërinë.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker