Aktualitet

PD: Vrasja e 25 vjeçarit në mes të Tiranës nga Policia e Shtetit, vrasje me dashje pa asnjë shkak

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vrasjes së një 25 vjeçari në Tiranë nga ana e policisë. Sipas Bardhi, të dhënat e para për vrasjen e një 25 vjeçari në mes të Tiranës nga Policia e Shtetit hedhin dyshime të forta për vrasje me dashje pa asnjë shkak.
Numri dy i PD-së, thotë se njoftimet e Policisë së Shtetit krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës. Sipas Bardhit, prokuroria duhet të ndërmarrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes dhe zbardhjen e të vërtetës.  Bardhi thotë se kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët dhe e miqëson me bandat.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker