Rajoni - BotaAktualitet

Përmbytjet në Turqi/ Raportohen pesë viktima dhe disa të zhdukur deri më tani

Pesë persona kanë humbur jetën në Turqi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin. Mediat vendase

bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës përgjatë Detit të Zi. Një shi i madh goditi provincën e Rizës dhe shkaktoi lëvizjen e veturave dhe shembjen e një numri shtëpish.

Shirat e dendur mbyllën gjithashtu hyrjen në dhjetëra fshatra dhe ndërprenë energjinë elektrike. Ekipet e shpëtimit të dërguara në rajon kërkuan gjithsej gjashtë persona në tre rrethe, por ende nuk kanë lokalizuar deri më tani vendodhjen e tyre.

Rajoni turk i Detit të Zi goditet shpesh nga shirat dhe përmbyetjet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker