Aktualitet

Përplasje mes dy grupeve në Tropojë/ Të rinjtë nuk pyesin as për policinë, iu dëmtojnë mjetin gjatë shoqërimit

Policia e Tropojës ka arrestuar dy të rinj, pasi gjatë sherrit me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit kanë dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

Gjatë shoqërimit, dy të rinjtë kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.
Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker