Aktualitet

Pipero: Të gjitha vaksinat janë 100% efektive. Është politizuar paksa procesi i vaksinimit

I ftuar në “Breaking” në Top News për të folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, ishte epidemiologu i njohur, Pëllum Pipero.

Sipas Piperos, situata aktualisht është më e qetë dhe se numri i të shtruarve në spitalet Covid është në rënie.

“Situata është më e qetë, numri i rasteve të reja të shtruara është më i ulët, është në rënie. Krahas rënies së shtrimeve të reja në spital edhe numri i rasteve të reja ka qenë në një rënie të dukshme, diku te 10% i rasteve të testuara, 2 ose 3 herë më i ulët se 2 muaj më parë. Duket një situatë me e qetë se para 1 muaji”, tha epidemiologu për “Breaking”.

I pyetur në lidhje me personat që janë skeptik ndaj bërjes së vaksinës anti-Covid, Pipero vendosi që të jepte një mesazh mjaft të rëndësishëm:

“Vaksinat që janë të regjistruara dhe të përdorura në vendin e origjinës, që kanë një eksperiencë në përdori në mijëra qytetarë në mbarë botën janë të mira. Edhe për mua të gjitha vaksinat janë të mira dhe vaksina më e mirë është ajo që i ofrohet më shpejt qytetarit, efekti apo qëllimi i një vaksine është të mundësojë jo vetëm mos infektimin por edhe nëse infektohesh të mos sëmuresh rëndë. Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim e kanë 100 efektin, çdo person që vaksinohet qoftë me atë kineze, me Pfizer apo tjetër është 50% më shumë i mbrojtur ,50% më pak i riskuar. Vaksinat janë shumë të mira, të gjithë skeptikëve do ju thosha të mos i referohen “Google” apo lajmeve, por mendimit të specialistë. Një vaksinë që hyn në një vend duke marr miratimin e komitetit të vaksinimit është një vaksinë shumë e mirë. Edh procesi i vaksinimit është politizuar paksa, sugjeroj t’ia lemë në dorë specialistëve”, tha Pipero.

Ndërsa për vaksinën kineze, epidemiologu tha se edhe ajo garanton garanci 100 për qind të jetës së qytetarëve.

“Është politizuar paksa procesi i vaksinimit, unë them tua lëmë në dorë specialistëve”, tha epidemiologu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker