Aktualitet

Pipero tregon ngjarjen e rëndë me një paciente

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka treguar një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spital.I ftuar në programin “Opinion” ai e ka treguar historinë e frikshme në momentin që po fliste për situatën e pandemisë në Shqipëri.Pipero u shpreh se një paciente i kishte thënë: “Nëse s’më nxjerr për 10 minuta nga spitali do hidhem nga kati i tretë”.Kjo për mjekun infeksionist ndodh pasi pacientët e kalojmë me stres këtë sëmundje, me ankth dhe i mungojnë shumë familjarët.“Duke bërë vizitën sot në mgjes, një pacientë që ishjte për të dalë dhe që doli nga spitali sot e shëruar, më tha po s’më nxorre tani për 10 minuta unë do hidhem nga kati i tretë. Kjo ndodh pasi kalojnë stres, i mungon një i afërm. Por nuk mundojnë as mjerkët e as infermierët”, deklaroi Pipero.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker