Vora News

Pitbulla për t’i ruajtur drogën, jeta luksoze e djalit të çiftit Pasho që copëtuan në valixhe

Jeta luksoze e Taulant Pashos, djalit të çiftit shqiptar që u gjet i copëtuar brenda disa valixheve në Itali është publikuar për herë të parë nga “Report Tv”. Prindërit e 33-vjeçarit shkuan ta takonin tek dera e burgut në 2015-ën. Nga ai moment Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën për tu gjetur të pajetë 5 vite më vonë në afërsi të burgut ku doli i biri. 

Por, zhdukja e prindërve s’ka shqetësuar aspak të birin i cili sot është i kërkuar në Itali dhe Shqipëri si personi i fundit që i takoi ata. Ndërkohë, dy vite më pas në 2017 ai ka qëndruar i fshehur në Vlorë, teksa bënte një jetë luksoze.

Ky i fundit, duket krejt i pa shqetësuar teksa shijon ujërat e detit Jon në Vlorë në shoqërinë e miqve në motor uji. Por në të njëjtën periudhë ai rezulton se ishte në kërkim nga policia italiane, pasi kishte thyer një urdhër arresti shtëpie në vitin 2016. Pasho ishte arsyeja që prindërit e tij Shpëtim dhe Teuta morën rrugën drejt Italisë për ta takuar teksa ai do dilte nga burgu. 

Nga ai moment prindërit e tij humbën kontaktet duke mos u kthyer më në Shqipëri. Kujtojmë se disa ditë më parë prindërit e tij janë gjetur në 4 valixhe të shpërndara në zonën e burgut ku doli Taulant Pasho. Hedhur një sy rrjetit të tij social nuk mungon jeta luksoze, varëse e florinjtë dhe qentë pitbull me të cilët ai në Itali i përdorte si roje të drogës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker